LAJMI I FUNDIT

Sulmet raciste ndaj Vinicius, brazilianin e këshillojnë të largohet nga Real Madrid

19:04 - 22.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skandali i racizmit në futbollin spanjoll me sulmet e vazhdueshme ndaj lojtarëve, e sidomos ndaj brazilianit Vinicius, mund të sjellë pasoja të rënda edhe për Real Madrid. Sipas “ESPN Brasil”, stafi që kujdeset për brazilianin, duke filluar nga menaxherët e tij, po e këshillojnë fuqimisht që të largohet nga Spanja, duke i dhënë lamtumirën Real Madridit.




 

Këshilltarët e futbollistit raportohet se janë ata që po insistojnë më shumë që të largohet nga Spanja, pasi fyerjet e vazhdueshme që merr në stadiume të ndryshme, kanë bërë që të kalojë në plan të dytë loja e tij. Vetëm në këtë sezon, në 9 raste janë bërë denoncime për fyerje raciste ndaj Vinicius në stadiume të ndryshme në Spanjë, duke sjellë në përjashtimin e tifozëve në fjalë, por pa masa të tjera drastike ndaj ngjarjeve të tilla.

I njëjti burim shpjegon se Vinicius është “në limitet e durimit” nga situata e krijuar. Vetë agjencia që menaxhon futbollistin, TFM, bëri një sulm të hapur ndaj La Liga dhe publikut spanjoll, një qëndrim drastik që mund t’i hapë rrugën largimit të Vinicius. “E gjithë Spanja nuk e pranon që lojtari më vendimtar dhe i rëndësishëm i La Liga është një i ri me ngjyrë”, shkruhej në komunikatën e saj për shtyp, duke lënë të kuptohet situata e Vinicius nuk do të kishte shumë ndryshim në të ardhmen e afërt pa masa drastike.

Sipas mediave britanike, janë të shumta klubet angleze të gatshme të ndërhyjnë për lojtarin, duke i ofruar mundësinë që të largohet nga Real Madrid drejt një kampionati cilësor dhe me një shikueshmëri më të madhe në këto momente.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.