AKTUALITET

Një person u arrestua pasi një makinë u përplas me zyrën e kryeministrit britanik në Downing Street

20:25 - 25.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është arrestuar pasi një makinë u përplas në portat e Downing Street, rezidenca e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, mbrëmjen e së enjtes.




Policia Metropolitane tha në një deklaratë se një makinë ishte “përplasur me portën e Downing Street në Whitehall” rreth orës 16:20.

“Oficerët e armatosur arrestuan një burrë në vendngjarje me dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm”, shtoi forca e policisë së Londrës. “Ai është dërguar në paraburgim”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën që kalon Whitehall – shtëpia e disa departamenteve kryesore qeveritare – dhe i afrohet hyrjes kryesore të Downing Street, e cila ruhet shumë nga policia. Duket se ngadalësohet përpara se të godasë portat.

Agjencia e lajmeve BBC dhe Press Association raportuan se Sunak ishte në Downing Street nr. 10 në kohën e incidentit, por më pas u largua për një vizitë të planifikuar paraprakisht. Pjesa e Whitehall rreth Downing Street Nr.10 tani është rihapur pasi u rrethua për një kohë të shkurtër nga policia.

“Nuk ka raportime për ndonjë të lënduar”, tha Met. “Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e rrethanave”.

Siguria është e kontrolluar fort rreth Westminsterit, skenës së një sulmi terrorist vdekjeprurës në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në 2017.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.