BLUETOOTH

“Isha shumë e re…”- Almeda Abazi tregon periudhën më të vështirë në jetën e saj

09:33 - 27.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej shumë kohësh nuk e shihnim në ekran por këtë radhë është rikthyer krejtësisht ndryshe në një intervistë ku ka rrëfyer sfidat e jetës së saj.




E ftuar në emisionin  “Në kurthin e Piter Pan” Almeda Abazi ka rrëfyer një nga momentet më  të  vështira dhe të trishta të jetës së saj.

Aktorja dhe moderatorja tregoi se si e përjetoi humbjen e babait të saj, duke thënë se kjo ngjarje e rëndë e ka bërë atë të maturohet emocionalisht në mënyrë të menjëhershme.

“Momenti më i vështirë për mua ka qenë humbja e babait. Kam qenë në moshë shumë të re, 16 vjeç dhe e përjetova shumë keq, sepse ne jemi një familje shumë e lidhur me njeri-tjetrin. Çdo gjë ka ndodhur brenda 6 muajve dhe jam rritur e pjekur para kohe. Përjetova një maturi të menjëhershme. Është dhimbja që kthehet në forcë”.“Mamaja ime ka qenë forcë për ne, është ajo që na ka mbështetur”,- ka treguar Almeda.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.