AKTUALITET

Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve. Qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

21:09 - 05.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, gjatë një debati në Parlament, ka hedhur në diskutim çështjen e tensioneve në veri të Kosovës.




Fjalimin e ka nisur me “Kosova nuk është Serbi”.

Pastaj, Kearns ka thënë se Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve demokratike të mbajtura në komunat veriore të Kosovës.

Ajo shtoi se rezultati i atyre zgjedhjeve edhe pse vetëm 3 për qind është njohur nga ndërkombëtarët.

Kearns po ashtu përmendi dhunën që përdorën huliganët serbë ndaj KFOR-it.

“Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë, dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua. Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të detyroheshin të punonin në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë. Pati dhunë të orkestruar në veri nga milicia e financiar nga Beogradi, dhunë kundër KFOR-it, Policisë, hodhën koktej molotovi, gjuajtën me armë, dogjën vetura”, tha Kearns.

Tutje theksoi se është e gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën, e nuk pati kritika ndaj grupeve të armatosura.

“Po dështohet vendosja e masave ndaj Beogradit, ndërsa ka treguar se si qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale”, tha Kearns.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.