AKTUALITET

A rrezikohet Kurti të shpallet non grata? Naim Rashiti për Panorama TV: Politika amerikane është tepër e kujdesshme që të…

14:32 - 12.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i grupit ballkanik për politika në Prishtinë, Naim Rashiti në një intervistë për Panorama TV ka komentuar situatën në veriun e Kosovës dhe faktin nëse Albin Kurti mund të shpallet apo jo Non-grata nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.




Ai analizoi dhe pozicionin e faktorit ndërkombëtar në këtë situatë.

Pjesë nga intervista 

Nëse pengesa pse dhe ajo do të mbetet në arenë mes Kosovës dhe Serbisë, Këtu është një sfidë e madhe politike që së paku në anën e saj Kosova duhet ta kryejë detyrën e saj për një zgjidhje dhe për jetën e atij territori dhe statusin juridiko-politik

Pra duhen zgjedhje të parakohëshme

Kosova duhet të ketë një ofertë serioze për krijimin e Asociacoineve dhe të ftojë të gjithë në Bruksel për të bërë propozimet dhe të shpallen zgjedhjet që me zgjedhjet e reja duke premtuar që të formësohet Asociacioni, të kemi një pjesmarrje pluraliste të serbëve në zgjedhje.

Për dialogun në Bruksel duhet të shkohet vetëm nëse kemi marrëveshje të plotë. Brukseli ka dështuar të qenit një arenë e marrëveshjes. Paralelisht qeveria ka kohë për të gjetur rrugën për integrimin e veriut dhe inkorporojë miqtë e saj që kanë vullnet për Kosovën dhe të vendosë ligjin në veri.

Një pikë është edhe qëndrimi i ndërkombëtarëve për zgjedhjet. Shikoni dhe dualitet për këtë çështje?

Jo, ata kanë qenë luajal, pasi nuk ishin zgjedhje legjitime, ato ishin për të plotësuar një kriter ligjor, por duhet ditur që në zgjedhje nuk mund të fitosh me 100 vota. Ato ishin një mekanizëm për të fituar kohë, apo dhe mbajtja e zgjedhjeve siç ka kërkuar Borrell nuk përfaqëson asnjë kriter. Do të kemi bojkot apo thyerje të votave. Në këtë klimë siç e kërkon BE dhe Escobar thjesht shtyhet procesi për në vjeshtë asgjë më tepër.

A rrezikohet Kurti të shpallet non grata?

Nuk e besoj pasi nëse do të ishte i tillë, kryeministri nuk do të përfaqësohej në dialog. Atyre i është lejuar udhëtimi në Bruksel. Do të ketë marrëdhënie jo të mira mes tyre, pra dëmi është i madh mund të ketë sanksionim të zyrtarëve të tjerë. Edhe Kosova do të duhet të brengoset shumë për këtë situatë.

Ka emra konkretë?

Jo, por modelet e sanksionimit do të shkojë në këtë mënyrë pra në nivele më të ulëta. Edhe në rastin e Shqipërisë po të ishte Berisha kryeministër nuk do të ishte non grata. Politika amerikane është shumë e kujdesshmë për të mos e bërë dëmin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.