AKTUALITET

Tensionet në veri të Kosovës/ Senatori amerikan: Vendimet e Prishtinës po rrezikojnë trupat e NATO-s

18:09 - 13.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Senatori amerikan, Chris Murphy në një intervistë për “Atlantic Council”, ka folur për situatën tensionuese në veri të Kosovës.




Murphy ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës s’janë të interesuar për veprime në veri të Kosovës, që rrezikojnë jetën e ushtarëve të KFOR-it, në veçanti të ushtarëve amerikanë.

“Kurti eci përpara për të pasur zgjedhje, pati sens deri tek betimi. Por unë thjesht nuk besoj që ai duhej të shtynte kryetarët të kishin qasje në objektet e Komunave, gjë për të cilën Qeveria e Prishtinës e dinte që do të prodhonte një situatë, e cila do të mund të kthehej në situatë të dhunshme”, ka thënë Murphy,

Gjithashtu ai ka deklaruar se vendimet që po i merr Kosova po vendosin trupat e NATO-s në rrezik pa nevojë dhe se nuk përkrahin diçka të tillë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.