AKTUALITET

Kurti: Kam folur me Escobarin, në takim me ambasadorët shpreha protestë për heshtjen e KFOR-it

18:45 - 15.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për situatën në veri të vendit dhe për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës së Kosovës.




Kurti ka thënë se në Kuvend ka ardhur nga takimi që ka pasur me ambasadorët e QUINT-it, përfaqësues diplomatik e zv.ambasadorë të shteteve të tjera, takim në të cilin Kurti ka thënë se e ka shprehur indinjatën e tij për mos reagimin e KFOR-it lidhur me rastin e 3 policëve.

Kreu i Qeverisë ka thënë se ka folur në telefon edhe me Gabriel Escobar lidhur me këtë ngjarje.

“Kam folur me Escobar, ambasadorin Hovenier dhe po vij nga një takim i përbashkët nga ambasadorët zv.ambasadorët. Ku gjerë e gjatë kemi informuar për ditën e djeshme dhe të sotme. Dhe kur kanë kaluar 30 orë, dhe s’kemi deklaratë të KFOR-it, unë kam shprehur protestën time për këtë heshtje, por edhe reagim urgjent”, ka deklaruar kryeministri.

Ai tutje ka thënë se serbët kishin realizuar rrëmbimin brenda territorit të Kosovës dhe kishin lënë gjurmët e tyre, siç ka deklaruar Kurti në mënyrë të qëllimshme.

“Në vendin e ngjarjeve janë gjetur gjurmët e këpcuve që shkojnë në drejtim të Serbisë. Ata jo vetëm që e kanë kryer kidnapimin, por edhe i kanë lënë gjurmët e tyre me tendencë. Synimi i tyre ishte që ata të dihet se ishin aty në atë kohë”, ka thënë Kurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.