AKTUALITET

Borrell: Ramë dakord për zgjedhje të reja në veri të Kosovës

20:32 - 22.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesi i BE për politikën e Jashtme e Siguri, pas takimeve të ndara të zhvilluara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka bërë me dije se më në fund me dy liderët është rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunave të veri të Kosovës.




“Për të bërë përpjekje për të ecur përpara, kam nxjerrë në tryezë propozime konkrete dhe në këtë kontekst jemi pajtuar për nevojë për zgjedhjet e reja dhe kemi diskutuar për modalitetet dhe hapat për të arritur atje. Ende nuk kemi arritur atje”, ka theksuar ai.

Borrell ka thënë se para palëve ka bërë propozime konkrete, që kanë të bëjnë me tërheqjen e forcave speciale policore të Kosovës nga ndërtesat e komunave, tërheqjen e kryetarëve si dhe frenimin e protestuesve serbë nga dhuna.

“Kemi shpenzuar më shumë se 4 orë fillimisht me Kurtin dhe më pastaj me Vuçiçin, për të gjetur një zgjidhje. Kemi prezantuar para palëve pritjshmëritë tona. Nga Kosova kemi kërkuar pezullimin e aktiviteteve policore nga objektet komunale dhe kryerjen e detyrave të 4 kryetarëve në lokacione alternative. Ndërsa nga Beogradi kemi kërkuar që të tërheqë protestuesit”, ka thënë Borrell.

Borrell ka folur edhe në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj policisë dhe efektivëve të KFOR nga protestuesit në veri.

“Të jemi të qartë, nuk mund të ketë falje për dhunën në protesta, por kjo gjë duhet t’i lihet gjyqësorit”, ka shtuar ai.

Ai ka treguar gjithashtu se i ka kërkuar Vuçiccit lirimin e tre policëve të Kosovës që po mbahen në Serbi, lirim që sipas tij duhet të bëhet menjëhereë e pa kushte.

“I kam theksuar presidentit Vuçiç që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, ka thënë Borrell.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.