AKTUALITET

“S’ka përparim pa lirimin e policëve”, Rama reagon pas takimeve të Kurtit dhe Vuçiç me Borrell: Franca e Gjermania të ndalojnë spiralen e absurditetit

21:13 - 22.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Josep Borrell në përfundim të takimeve që pati ndaras me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç. Në një postim të bërë në twitter, Rama shkruan se pa u liruar 3 policët e Kosovës që po mbahen të arrestuar në Serbi, nuk do të ketë asnjë përparim të vërtetë.




Më pas ai shtoi se sapo policët të kthehen në shtëpi, Franca dhe Gjermania duhet të ndërhyjnë me veprime të forta për të ndaluar këtë asburditet të tensioneve në veri të Kosovës.

“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë: Lironi 3 policët!”- shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.