AKTUALITET

U mbajt sekret për arsye sigurie, ish i dërguari special i SHBA për dialogun takohet me “Listën Sërpska”

18:19 - 22.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar përfaqësuesit e popullit serb nga Kosova dhe Metohia, transmeton Kosova Online.




Takimi filloi rreth orës 16:00.

Në këtë takim marrin pjesë kryesia e Listës Serbe, duke përfshirë presidentin Goran Rakiç dhe nënkryetarin Igor Simiç, ish-kryetarin e Komunës së Zveçanit Dragisha Miloviç, si dhe drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore nga Republika e Kosovës.

Gjatë krizës së fundit në veri të Kosovës, Grenell kritikoi disa herë veprimet e autoriteteve kosovare dhe kryeministrit Aljbin Kurti për shkak të refuzimit të tyre të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të SHBA-së dhe BE-së për de-përshkallëzimin e situatës.

Ai po ashtu i bëri thirrje Kurtit që të tërheqë policinë speciale nga ndërtesat komunale në veri, që kryetarët e sapo zgjedhur të punojnë nga lokacione alternative dhe që zgjedhjet e reja të mbahen menjëherë me pjesëmarrjen e plotë të serbëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.