Kronikë

Aksident në Maliq/ BMW del nga rruga, plagoset shoferi

10:03 - 29.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur në Maliq gjatë ditës së sotme, ku një 42-vjeçar që drejtonte një automjet tip BMW ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.




Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili sipas burimeve nga Policia, është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reagimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprakMë datë 29.06.2023, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi B. C., rreth 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi B. C., i cili pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.