Kronikë

U kap në flagrancë teksa transportonte 33 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

14:21 - 29.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Sarandë, pasi është është kapur në flagrancë teksa transportonte 33 emigrantë që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.




Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduat “Border 10”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës.

 

Sipas burimeve, bëhet me dije se i arrestuar është shtetasi Erxhi Sulo, banues në Lushnjë.

 

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Reagimi i Policisë:

 

Sarandë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 10”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë.

 

Transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 38-vjeçari.

 

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 10”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi E. S., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

 

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur Ura e Çukës, Sarandë, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

 

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.