AKTUALITET

Vrau gruan në Fier, “Apeli” vendos “burgim të përjetshëm” për Elton Bengasin

14:26 - 29.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Apeli ka caktuar masën e sigurisë burg të përjetshëm për Elton Bengajn, i cili vrau gruan e tij në 2021, në Fier.




Kujtojmë se Elton Meta dhe Sabrina Bengasi ishin martuar në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre.

Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës.

Kjo e fundit, së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier.

Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Eltoni Meta ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës.

Rezulton se ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai ishte arrestuar nga policia më datë 19.09.2020.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate, ku Elton Meta ka shkuar në fshatin Zhupan ku e reja banonte me familjen dhe e ka sulmuar me armë zjarri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.