AKTUALITET

“Reforma në Drejtësi? Katër vite janë pak për të kuptuar ndryshimet”- Fatmir Xhafaj: SPAK ka dhënë goditjet e para ndaj pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë!

14:38 - 03.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i Komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj nga Kuvendi ka folur për reformën në drejtësi ku tha se është e pamundur që të kuptohen ndryshime në 4 vite, por kjo e fundit ka filluar të japë ‘frytet’.




Xhafaj tha se prokuroria e Posaçme, SPAK ka filluar të japë goditjet e para ndaj pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, kjo dhe falë mbështetjes së ndërkombëtarëve.

“Katër vjet janë shumë pak për të kuptuar ndryshimet, por në këto pak vite ka ndodhur e paimagjinueshmja. Institucionet e Drejtësisë me Kushtetutën gëzojnë një pavarësi të plotë, ashtu duhet të jetë dhe në vendimmarrjen e prokurorëve, gjyqësore. Kemi sot goditjet e para ndaj pandëkueshmërisë korruptive, përfshi dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, është momenti që SPAK përmes hetimeve proactive mbështetur në ligj dhe prova të dëshmojë forcën për dhe autoritetin e tij ndaj disa çështjeve me ndjeshmëri të lartë publike.

Në këto 3 vite SPAK ka iniciuar dhe realizuar me sukses hetimet ndaj grupeve kriminale, e tregon se një pjesë e krerëve janë në kërkim ndërkombëtar. Qëndrueshmëria pozitive në drejtësi është dhe falë mbështetjes së BE dhe SHBA, duhet ti jemi mirënjohjes dhe ambasadorëve që mbajtën në fokus reformën në drejtësi”, tha Xhafaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.