LAJMI I FUNDIT

Murinjo futet mes Milanit dhe Interit, gati t’u rrëmbejë objektivin e merkatos dhe më pas Moratën

21:37 - 04.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zhoze Murinjo kërkon që Roma e tij këtë vit të jetë protagoniste në Serinë A, ndaj ka planifikuar lëvizje të rëndësishme në merkato. Dhe padyshim lëvizjet më të mira për klubin kryeqytetas që ka një buxhet të kufizuar, janë ato me parametër zero.




Pasi ka parë t’i largohet Fratesi, i cili do të transferohet te Interi, trajneri portugez ka udhëzuar klubin që të nisë kontaktet me Daiçi Kamada. Futbollisti mendohej se do të bashkohej me Milanin por së fundmi ka kontaktuar edhe me Interin. Roma po mendon t’i bëjë një ofertë japonezit me përfaqësuesit e të cilit ka komunikuar në ditën e fundit pasi ka mundësinë që të shpenzojë për rrogën e futbollistit, meqë vjen me parametër zëro.

Miqësia që Kamada ka me Ndiçka, një tjetër afrim i verdhekuqve, mund të shtyjë në mbylljen e shpejtë të marrëveshjes. Më pas, kryeqytetasit do të hedhin sytë drejt një tjetër emri që i intereson sidomos Milanit, Alvaro Morata, për të cilin Murinjo ka simpati dhe mendon se mund të bëjë mirë në vijën e parë të sulmit që do të bëhet thuajse nga e para në këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.