AKTUALITET

Konjufca: Draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban elemente që mundësojnë autonomi për serbët

21:48 - 06.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kuvendit, ka thënë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se Draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban elemente që çojnë në autonomi për serbët.




Por Konjufca thotë se Rama pretendon se ai draft-staus është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.

Ai ka thënë po ashtu se ideja e shkëmbimit territorial e ka dëmtuar Kosovën, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Ne patëm një krizë në vitin 2017 kur u duk se për Kosovën edhe Shqipëria po është në anën e opsionit që ishte shkëmbimi territorial. Dhe mendoj që kjo e ka dëmtuar Kosovën.  Mendoj që e ka dëmtuar Kosovën edhe ideja e “Ballkanit të Hapur” sepse ky është dallim prej asaj se cka ka nevojë Kosova”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.