AKTUALITET

Ministri Sveçla: Nuk jam kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë dhe kriminelëve

19:32 - 09.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk është kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë dhe kriminelëve.




“Kriminelët nuk kanë kombësi, sepse janë të përzier. Janë ata që duan të portretizojnë aktivitetet e tyre me ngjyra nacionaliste”, ka thënë Sveçla për median në gjuhën serbe, KoSSev.

“… Ne kemi nevojë për vëmendjen ndaj qytetarëve të thjeshtë, vëmendje për jetë normale, për të mbështetur kategori të tilla dhe për të luftuar kundër këtyre kategorive të tjera”, ka thënë më tej Sveçla.

Ai nuk pajtohet me faktin se është “ndoshta zyrtari më i urryer kosovar në veri”.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se vazhdimisht është në kontakt me qytetarë serbë, OJQ-të dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, por se këto takime nuk janë publike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.