Kryesore

Temperaturat arrijnë deri në 36°C, mësoni si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme

08:40 - 09.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit.




Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat verilindore-juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.

Era do të mbetet sërish e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë 1-2 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.