![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pas seancës së posaçme që i dha “OK” SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj se për fatin e keq, ai nuk ishte i akuzuari, por prokurori i deputetëve të PS.
Sipas Berishës janë shumë emra në hetimet e SPAK.
“Si do ta quani sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysmë meiti. Secili shihte njeri-tjetrin kur do t’i fluturojë mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti. Pati frikë se do e pyesnin. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, janë shumë aty, nuk e keni idenë sa shumë emra janë. Klotilda që në emër të Erit bënte amendamente personale për Tiranën. Për fatin e keq, i akuzuari nuk ishte Ahmetaj, por Ahmetaj ishte prokurori i tyre”, deklaroi Berisha.
Shfaq Komentet (0)