AKTUALITET

“Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori”, Berisha: Gjysma e sallës meit, secili shihte njeri-tjetrin kur do t’i fluturojë mandati

11:20 - 14.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pas seancës së posaçme që i dha “OK” SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj se për fatin e keq, ai nuk ishte i akuzuari, por prokurori i deputetëve të PS.




Sipas Berishës janë shumë emra në hetimet e SPAK.

“Si do ta quani sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysmë meiti. Secili shihte njeri-tjetrin kur do t’i fluturojë mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti. Pati frikë se do e pyesnin. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, janë shumë aty, nuk e keni idenë sa shumë emra janë. Klotilda që në emër të Erit bënte amendamente personale për Tiranën. Për fatin e keq, i akuzuari nuk ishte Ahmetaj, por Ahmetaj ishte prokurori i tyre”, deklaroi Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.