AKTUALITET

Aksident në aksin Tiranë-Milot/ 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përplas 2 këmbësore dhe merr përpara tendën e fruta-perimeve

18:56 - 23.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksident në aksin rrugor Tiranë-Milot. Bëhet me dije se 31-vjeçari E.M., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nda rruga. Për pasojë ka përplasur dy këmbësorë që ndodheshin në anë të rrugës. Gjithashtu makina ka marrë përpara edhe tendën e fruta-perimeve që ndodhej aty pranë.




Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sakaq i riu është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga.

Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.