AKTUALITET

Aksident në Itali/ Motori përplaset me makinën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

19:06 - 23.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor ka ndodhur në udhëkryqin e San Bernardino përgjatë Bastias në Itali.




Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme dhe sipas informacioneve nga mediat italiane, një shtetas shqiptar 50-vjeçar ka humbur jetën.

Shtetasi shqiptar që banonte në Ferrara, po udhëtonte me një motoçikletë dhe në kryqëzimin e San Bernardinos, nuk mundi të shmangte makinën, u përplas me të dhe u rrëzua në kanalin anësor të rrugës.

Pas plagëve të rënda të marra nga përplasja me makinën, pavarësisht ndërhyrjes së pajisjeve mjekësore dhe autoambulancës, 50-vjeçari ka ndërruar jetë.

Rruga ku ndodhi aksidenti u bllokua për një kohë të gjatë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.