Kronikë

Me pistoletë në brez e në gjendje të dehur, arrestohet 75-vjeçari

18:57 - 28.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i moshuar në Lushnje është arrestuar në flagrancë për posedim pa leje të armës së zjarrit. Policia thotë se 75-vjeçarit  iu gjet gjatë kontrollit personal arma e zjarrit me krehër e 7 fishekë të vendosur në të.




arme

Gjithashtu, shërbimet e policisë bëjnë me dije se qytetari ishte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Lëvizte në sheshin e Bashkisë Lushnjë, i armatosur me armë zjarri dhe në gjendje të dehur, vihet në pranga 75-vjeçari.

Shërbimet e Policisë  sekuestruan armën e zjarrit tip pistoletë, me krehër dhe fishekë të vendosur në të.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra nga inteligjenca informative se 1 shtetas i cili ndodhej në sheshin e Bashkisë Lushnjë, kishte armë zjarri me vete, vlerësuan informacionin dhe shkuan menjëherë në vendngjarje, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, i cili ishte në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit personal, në brez, iu gjetë 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krëhërin me 7 fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K., 75 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.