BLUETOOTH

Adrola Dushi dhe Capital T shfaqen si çift i konsoliduar pranë miqve, si i kapërcyen problemet mes tyre

13:06 - 05.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej më shumë se një viti, Capital T dhe Adrola Dushi kanë qenë në qendër të vëmendjes, pikërisht për një romancë të hamendësuar mes tyre. E duket se u desh pikërisht festa për koncertin e reperit kosovar, për të vulosur historinë e tyre të dashurisë.




Vetëm pak ditë më parë, Capital T pranoi për herë të parë se është në një lidhje dashurie. Ai nuk pranoi ta japë identitetin e vajzë, duke thënë se ajo është më e bukura në botë dhe se do të jetë e pranishme në koncertin në Prishtinë, duke rritur në këtë mënyrë kuriozitetin e të gjithëve.

capital t adrola dushi1

Natyrisht që mes të ftuarve në festë ishte edhe modelja e njohur, Adrola Dushi, me të cilën është përfolur prej kohësh se janë në një lidhje. Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, shenjat dhe shikimet në festë lanë të kuptohej se mes tyre ka diçka më shumë. Të pranishmit kanë treguar se në fakt në rrethin e tyre të ngushtë miqësor, dyshja e ka pranuar këtë lidhje, madje kanë qëndruar së bashku përgjatë gjithë kohës, por larg objektivit të kamerave.

adrola dushi

Pas përfundimit të festës, modelja postoi në profilin e “Instagram”-it disa fotografi me personat që ishin të pranishëm, por vetëm me të “zotin” e festës jo. E këtë detaj e kanë kapur ndjekësit e saj, të cilët menjëherë e kanë pyetur: “E pse me Capital T s’ke ba foto?”.

adrola dushi4

“Këtë pyetje i bëra vetes tani që pashë fotot”, iu përgjigj Adrola fansave të saj. Prej kohësh, modelja Adrola Dushi flitet se është në një lidhje me reperin e njohur Capital T., e teksa ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, kjo pyetje nuk mund t’i shpëtonte fëmijëve.

adrola dushi2

“Ne vetëm shokë jemi”, tha ajo, por gjithsesi e pati një përshëndetje për të. Po ashtu, ajo komentoi edhe një video të Capital T që thoshte në një edicion të kaluar të “Në Kurthin e Piter Pan” se personi të zemrës i ka thënë shumë herë të dua, por akoma nuk e ka propozuar.

adrola dushi1

“Shok e kam, por jo aq shumë sa të hapë zemrën. Unë jam kapo i vetes time dhe këtë gjë ia mësoj dhe djalit tim, duhet të jetë i zoti i vetes. Por sigurisht që do të doja shumë që të kisha një partner kapo, i cili do më udhëhiqte në jetën time, sepse ne femrat jemi të brishta, duam qetësi, duam dashuri, ndërsa meshkujt janë më luftarakë, janë më të fuqishëm dhe sigurisht dua të kem një partner kapo në jetën time. Kapo, Kapo, Kapo. Ç’është kjo, ç’është gjithë ky emision. Kam frikë të shkoj në një emision Kapo, Kapo, Kapo. Ne vetëm shokë jemi. E përshëndesim Kapon kudo që ndodhet”.

capital t adrola dushi

Herë pas here, edhe kjo marrëdhënie ka pasur ulje dhe ngritjet e saja. Ndonëse kurrë nuk e ka pranuar se me reperin Kosovar ka një histori dashurie, modelja në “Instagram” herë pas here ka pasur disa statuse që duken se i dedikohen një situate të tensionuar dashurie. Edhe pse e hapur rreth jetës së saj, si në rrjete sociale ashtu edhe në intervista, modelja ka një aspekt të jetës së saj që e ruan me fanatizëm: romancat.

adrola dushi8

Që pas ndarjes nga Adis Patushi vite më parë me të cilin ka edhe një djalë, Adrola nuk ka prezantuar asnjëherë asnjë partner.

Dhe pse është aluduar jo rrallëherë për lidhje, vetë ajo nuk ka pohuar asnjë. Mirëpo, së fundmi modelja ka tërhequr vëmendje me një status të publikuar në “Instastory”. Ajo ka shpërndarë një postim ku thuhet: “Mos e tepro. Ndjenja venitet atëherë kur dashuria bëhet peng i gjërave të parëndësishme”.

adrola dushi6

Dhe krah saj ka shtuar: “Pikërisht”. Nuk dihet se pse ajo e ka shpërndarë këtë status atëherë dhe kujt po i dërgon një mesazh të koduar, por ndjekësit e saj janë bërë kuriozë.

Por tashmë duket se gjithçka i përket të shkuarës, pasi këngëtari dhe modelja, për miqtë e afërt kanë treguar një lidhje të konsoliduar, duke kapërcyer edhe sfidën e largësisë, për të qenë një ndër çiftet më të pëlqyera në “showbizz”- in tonë.

adrola capitaladrola dushi7adrola dushi5capitaladrola dushi2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.