BLUETOOTH

Luiz Ejlli e Kiara Tito bëjnë plane për fëmijë! Këngëtari i kërkon nënës të lërë SHBA-në dhe të jetojë me të, çfarë vendimi ka marrë ajo dhe si po ecën bashkëjetesa e çiftit

14:14 - 05.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që prej dhjetor, kur edhe nisi eksperienca e tij në “Big Brother”, Luizi është kryefjala e rrjeteve sociale, por edhe e publikut. Këngëtari Shkodran ka fituar mbështetjen e shumicës, duke u renditur tek artistët më të pëlqyer, por edhe më të paguar.




Që nga nata e 24 dhjetorit, jeta e tij ka bërë një ndryshim kolosal, ku pasi hyri me marrëdhënie të krisura me familjen dhe borxhe, sot të gjitha këto i ka sistemuar. Por le të ndalojmë tek familja e Luizit, e cila është diskutuar shumë gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother”.

luiz-ejlli-3-621x450

Shkak për këtë është bërë pikërisht konfliktet që ai la të hapura me familjarët e tij para se të bëhej pjesë e lojës. Tensionet u ndjenë edhe gjatë ditëve të para, ku familja e tij zgjidhte të mos reagonte as ndaj akuzave e as ndaj fansave. Vetë këngëtari asnjëherë nuk i ka pranuar këto probleme, por miqtë dhe ish-miqtë i kanë zbuluar detaje nga ky raport, sidomos me nënën e tij.

luiz-ejlli-nena7

Megjithatë, këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës, pasi Luizi sot na ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ai ka me nënën e tij. Ndonëse mungoi në dasmën e djalit, mamaja e këngëtarit është rikthyer në Shqipëri dhe po shijon kohën me të birin, dhe nusen e tij.

luiz ejlli nena kiara

Vetëm pak ditë më parë, ishte vetë Luizi ai që na bëri me dije se nëna e tij ishte kthyer nga SHBA dhe se të tre po shijon disa ditë pushimesh. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë nga miqtë e afër të çiftit, Luizi ka kërkuar që nëna e tij mos të largohet më nga Shqipëria, por të nisë jetesën së bashku me ta.

luiz ejlli nena

Nuk e dimë nëse nëna e tij e ka pranuar ftesën e të birit, duke lënë kështu përfundimisht SHBA dhe familjen e vajzës ku dhe jeton, për t’u shpërngulur përfundimisht në Tiranë, ku edhe do të jetë me Kiarën e Luizin. Këngëtari ka publikuar një foto teksa nuse e vjehrrë darkojnë së bashku nën shoqërinë e tij, si një familje e lumtur.

luiz-ejlli11

Ish-banori i BBV tregoi me këtë imazh se raporti mes partneres dhe nënës së tij është shumë i mirë. Ndërkohë Kiara Tito pak ditë më parë u filmua me vjehrrën e saj në një supermarket. Ndërsa vetë këngëtari ka publikuar edhe një video me Kiarën dhe nënën e tij në rrjetet sociale.

kiara nena

Thashethemet se raporti mes Kiarës dhe vjehrrës së saj nuk ishte i mirë nisi pasi nëna e Luiz Ejlli u tregua e ftohtë kur u pyet për partneren e të birit. Gjithashtu ajo, edhe pse ishte në Shqipëri, nuk mori pjesë në ceremoninë e dasmës së Luizit dhe Kiarës që u mbajt në Bashkinë e Tiranës natën finale të BBV. Por pas pak ditësh pushimesh, Luizit i është dashur të largohet nga familja, për disa koncerte që ka pasur në Kosovë.

luiz ejlli

Megjithatë, teksa ai ishte larg, nëna e tij vijoi të qëndronte me Kiarën, madje edhe me familjarët e saj. Pak ditë më parë, janë publikuar foto të krushkave, nënës së Luizit dhe nënës së Kiarës në shoqërinë e njëratjetrës. Ato janë parë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pikërisht aty ku çifti janë vendosur përkohësisht.

Aktualisht Luizi është duke jetuar tek shtëpia e Kiarës, ndaj edhe nëna e tij tashmë i është bashkuar atyre në shtëpinë e moderatores. Nga ana tjetër edhe familja e Kiarës është rikthyer për pushime në Shqipëri. Kjo ka bërë që familja e madhe të mblidhet e gjitha, e me atë rast të njihen më mirë.

luiz ejlli kiara tito

Së fundmi Luizi ka treguar se dikush është bërë xheloze për faktin se ai i ka dedikuar një këngë Kiarës dhe ajo është nëna e tij. Gjatë videos së publikuar në “InstaStory”, Luizi tregoi se po darkonte me Kiarën dhe të ëmën e tij, teksa tregonte me shaka se çfarë i kishte thënë kjo e fundit. Sakaq ai lajmëroi fansat se kënga e tij e radhës do të jetë pikërisht dedikimi për të ëmën.

luiz ejlli nena1

“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës. Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”, u shpreh ai.

Tashmë mbetet për tu parë nëse pas pushimeve, nëna e tij do të pranojë ftesën për të qëndruar me të birin, duke hequr dorë nga puna dhe jeta në SHBA, apo do të rikthehet në New York. Shpesh në media është përfolur për raportin e tensionuar të Luizit me familjen e tij. Vetë si Luizi dhe Kiara janë përpjekur ti hedhin poshtë këto aludime.

luiz ejlli.jp

Megjithatë, nëna e këngëtarit është kthyer në Shqipëri, dhe po kalon disa ditë pushime me djalin dhe nusen e saj. Më herët, në intervistat e dhëna, Kiara e ka përshkruar marrëdhënien me vjehrrën si një raport shumë të mirë, duke mos lënë vend për aludime. Më herët, vetë Kiara ka treguar edhe takimin e parë me vjehrrën. Ish-banorja tregoi se nëna e Luizit i ka bërë vetëm një vërejtje të vogël.

luiz ejlli2

“Më tha pse ma ke lënë djalin pa ngrënë aty brenda. S’ke gatuar njëherë një gjellë tha. I thashë nuk kemi pasur mundësi të gatuajmë tamam, jo se nuk di unë të gatuaj”, tregoi Kiara. Të bëhet nënë, është një nga dëshirat kryesore të Kiarës dhe këtë e shprehu edhe gjatë intervistës.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’”, tha Kiara.

luiz ejlli kiara tito4

E tashmë roli i zonjës Angjelina është caktuar në shtëpinë e Luizit dhe Kiarës, duke qenë se çifti kanë plane për të bërë një fëmijë së shpejti dhe ndihma e nënës së këngëtarit është e domosdoshme.

Nga ana tjetër, Luizi duhet të blejë shtëpinë që prej kohësh po e kërkon, për të pasur mundësinë të nisi një jetë të re me nënën dhe Kiarën. E teksa mamaja e tij ende nuk e ka marrë një vendim, familja e madhe po shijon pushimet me njëri-tjetrin, duke përfituar kështu për t’u njohur më mirë.

luiz ejlli kiara tito (2)luiz ejlli kiara tito6luiz ejlli kiara tito1luiz ejlli nena6


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.