AKTUALITET

Mbyten anijet me emigrantë në Itali! Momentet e tmerrit për të mbijetuarit, para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit

16:30 - 06.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Momentet e para të tmerrit nga përmbytja e dy anijeve me emigrantë, mëngjesin e kësaj të diele, në brigjet e ishullit Lampedusa në Itali janë publikuar nga mediat italiane.




Në mes të detit dhe në mëshirë të dallgëve të fuqishme, video e publikuar nga mediat italiane tregon momentet kaotike të përmbytjes së anijeve të mbushura me emigrantë në bord.

Në përpjekje për të mbijetuar, derisa ekipet e shpëtimit të arrinin pamjet e tmerrshme tregojnë ‘luftën’ e emigrantëve me detin e egërsuar.

Të paktën dy viktima dhe 30 të zhdukur raportohen nga mbytja e dy anijeve. Njëra prej tyre kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan dhe tre të tjerë u zhdukën.

Ndërsa në anijen e dytë kishte 42 Saharianë, 12 prej të cilëve u shpëtuan ndërsa mendohet se janë 30 të zhdukur.

Ndërkohë është gjetur trupi i pajetë i një gruaje dhe një foshnje. Sipas mediave deti shumë i trazuar për shkak të erës së fortë, mendohet të ketë shkaktuar tragjedinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.