Kryesore

Mbyten në brigjet e Lampedusës dy anijë, 30 emigrantë të zhdukur. Mjetet lundruese ishin nisur nga…

10:21 - 06.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy varka me emigrantë janë mbytur në brigjet e Lampedusës në Itali, ndërsa deri tani raportohet për 30 persona të zhdukur.




Mediat italiane raportojnë se njëra varkë kishte 48 emigrantë, 45 prej të cilëve u shpëtuan, ndërsa 3 nuk janë gjetur.

Ndërkohë në varkën e dytë ishin rreth 42 emigrantë, 14 prej të cilëve u shpëtuan.

Ndërsa janë gjetur trupat e pajetë të një gruaje dhe një fëmijë një vjeç e gjysmë.

Varkat me emigrantë ishin nisur nga Sfax në Tunizi, ndërsa dyshohet se mund të jenë mbytur për shkak të kushteve të këqija të motit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.