BLUETOOTH

U detyrua të ndryshojë vendin e koncertit Capital T: Më mori ‘shefi’ më telefonoi dhe më tha duhet të ma lëshosh stadiumin, nuk guxon ti të…

11:26 - 06.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur shqiptar, Capital T, para disa ditësh paralajmëroi fansat e  tij se do të organizonte një “solo-koncert” në Prishtinë.




Koncert ky i cili do të shënojë një nga momentet më kulminante të karrierës për artistin që prej kohësh është pjesë e tregut muzikor shqiptar.

Vendi ku Trimi (emri i vërtetë i këngëtarit) kishte zgjedhur për të performuar me 11 gusht ishte në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Por duket se planet kanë ndryshuar, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se koncerti i tij i quajtur “Time Capsule II” tashmë do të zhvillohet në parkingun e Pallatit të Rinisë.

Duke iu referuar babait të tij, kryetarit të FFK-së Agim Ademi si ‘shefi’, Capital T ka bërë të ditur se saktësisht ‘shefi’ ia ka ndryshuar planet.

“Sa mendova e u rehatuam me vendim morëm lejen për stadiumin i rregulluam të gjitha punët më merr “shefi” (i referohet babait të tij) në telefon e më thotë se duhet të lëvizesh nuk guxon ti të ma nxësh stadiumin, po kështu është kur e ke punën primare.”- shprehet artisti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.