Kronikë

Theu xhamat me tullë dhe tentoi të hynte brenda, dalin pamjet nga tentativa e të riut për të vjedhur filialin e bankës në Tiranë

15:35 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet që shihni tregojnë tentativën e grabitjes së filialit të bankës sot në zonën e Unazës së Re, ku një i ri sulmoi godinën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.




Mediat kanë siguruar pamjet ku shihet se Enrik Ismalaj kishte tentuar që të thyente xhamat e bankës, me tulla dhe më pas të kryente aktin e vjedhjes. Siç shihet nga pamjet, një prej xhamave është thyer dhe tjetri ka marrë dëmtime të mëdha. Kaq mjaftoi që të sinjalizohej policia, e cila bëri të mundur dhe arrestimin e 23-vjeçarit në flagrancë.

/bw

NJOFTIMI I POLICISE
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E. I., në tentativë për të vjedhur në një filial banke. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.