Kryesore

Rritje temperaturash, por edhe shi…/ Sinoptikani tregon sesi do vazhdojë moti gjatë muajit gusht

12:30 - 12.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sinoptikani Hakil Osmani, në një lidhje Skype me studion e lajmeve të News24, ka bërë me dije se temperaturat gjatë kësaj fundjave do të shënojnë rritje, kur maksimumet në rang territor mund të shënojnë deri në 37 grade Celsius ditën e diel.




Nga 33-35 gradë celsius do të shënojë termometri në zonat bregdetare, ndërsa në zonat malore jo më shumë se 31 gradë Celsius në orët e mesditës.

Edhe vlerat minimale kanë pasur rritje graduale, duke bërë që deri të dielën në zonat malore temperaturat në orët e mëngjesit të regjistrohen në 16 gradë Celsius. Pjesa e mbetur e gushtit pritet të jetë kryesisht me ditë me diell, por do të ketë dhe reshje afatshkurtër reshjesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.