AKTUALITET

Çfarë kërkon Greqia të fitojë me rastin Beleri/ Eksperti për çështjet e rajonit: Kemi edhe në gabimet tona, PDIU kur ka pasur interesa ka bërë pakte me Vangjel Dulen

16:59 - 14.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta e paralajmëruar në Himarë nga mbështetësit e Fredi Belerit, tashmë në burg, ka rritur vigjilencën e autoriteteve shqiptare. ‘Panorama Tv’, ka zhvilluar një intervistë me ekspertin për çështjet e rajonit, Ben Andoni, i cili theksoi se, Greqia po përpiqet të fitojë diçka nga kjo situatë.




Sipas tij, Mitsotakis tani ka një pushtet të pakufizuar në Greqi dhe në lojë, sipas Andonit, është marrëveshja e Detit, e cila do të shqyrtohet nga Gjykata e Arbitrazhit. Por Greqia ka një histori suksesi në këto gjykata pasi ka edhe ekspertët më të mirë në fushën e të drjetës navale.

Pjesë nga intervista

Një asimetri të autoriteteve greke ndaj Shqipërisë, por edhe për mënyrën se si kanë vepruar autoiitetet shqiptare ndaj preisoneve greke.

Himara po përballet me probleme me pronat ku duket që politika e të dyja palëve me interesat e saj ka bërë që jo vetëm të ketë parregullsi por e vuajnë banorët. Në këtë habitat u pa e udhës, madje deri tek caktimi i Belerit si kandidat, një personazh emri i të cilit lidhet me masakrën e Peshkëpisë, por drejtësia shqiptare nuk i shkoi dot deri në fund, për shkak se edhe autoritetet greke nuk e ndihmuan.

Greqia bën ndërhyrjen e radhës ndaj autoriteteve shqiptare. Një shtet respekton vendimet e një shteti tjetër.

A po respekton të drejtat e palës shqiptare?

Jo, as nuk merren parasysh madje, në protestë do të jetë kryebashkiaku i Athinës që ka lidhje fisnore me Mitsotakis. Është e paarsyeshme presioni ndaj vendit tonë, me pengimet ndaj kandidaturave.

E ke fjalën për integrimin apo zgjedhjet e reja

Po, për integrimin, me sa duket Himara do shkojë në zgjedhje të tjera. Besoj se barrën e madhe të provës e ka drejtësia. Ata pretendojnë se Beleri është kapur në flagrancë, urojmë që drejtësia të ketë të gjitha provat, pasi ato i hedhin poshtë të gjitha komentet.

Greqia si vend i BE duhet të respektojë vendin tonë, por kur ajo futet në këto mënyra kërkon koncensione ndaj vendit tonë, tani kemi marrëveshjen me detin…

Do të shfrytëzohet kjo situatë për Detin?

Në lidhje me këtë ka një problem pasi një pjesë e saj do shkojë në Hagë. Uroj që Shqipëria të ketë avokatët e duhur në këtë fushë, mos harrojmë Greqia ka zhvillim të madhe në drejtësinë navale, ajo ka një flotë të madhe në botë. Edhe në pjesën e arbitrazhit në Hamburg, një pjesë e madhe e juristëve janë me origjinë greke.

Historia jonë ka treguar se nuk jemi fort mirë?

Po, por ky është nivel tjetër ku duhet një përgatitje e jashtëzaknoshme. Ku nuk kemi treguar seriozitet. Është për të ardhur keq që marrëveshja e Italisë me Greqinë ka marrë 40 vjet dhe zgjidhja e këtij problemi është më e lehtë, por me Shqipërinë ajo është mjaft afër saqë një notar e përshkruan me not. Këtë presion Greqia nuk ia bën Turqisë. Por edhe ne kemi fajet tona. Kandidatura e Belerit ishte e gabuar, nga retorika por edhe nga pronat greke.

Beleri i ka përcjellë deputetit grek, ku ndër kumtet ka qenë edhe se rrezikohen pronat greke në Himarë. Mund të bëhet kjo karta e ndezjes mes dy vendeve?

Po. Sepse komuna e Himarës ka ndarje tjetër territoriale, dhe ka marrë brenda disa fshatra shqiptare. Janë njerëzit e të drjetës ndërkombëtare që duhet të zgjidhin këtë gjë. Ata duhet të vendosin pikat mbi ‘I’. Në një territor shqiptar por minoritet linguistik, ha shumë debat. Më vjen keq për PBDNJ qe fut kokën si struci. Beleri ka dalë me flamurin e Vorio Epriti. Qeveria duhet të jetë shumë e vëmendshme.

Si e keni parë qëndrimin e Tiranës zyrtare, ku ka edhe një protestë?

Për sa i përket protest nuk i takon një dikasteri që të merret me protestën e një popullate, por PDIU ka të drejtë kur thotë që qeveria duhet të shprehet hapur për raste të tilla. Por ato janë nën hijen e Ramës. Kemi rastin e viti 1997 ku përfaqësimi grek ne vendin tonë ka qenë anormal. Ata kanë shfrytëzur kohët e vështira të vendit tonë. Jemi demokraci e re, por na takon ne që të shprehemi hapur. PDIU është kujtuar vonë, dhe kur ka dashur pakte politike ka qenë edhe me PBDNJ dhe ka mbyllur sytë.

Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.