Kronikë

U kap duke vjedhur një makinë, ndërhyn policia. I riu kanosi edhe një tregtar për t’i marrë automjetin. Çfarë ndodhi sot në Tiranë

13:26 - 14.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në dy raste ka tentuar të vjedhë makina. Sipas policisë, në Bulevardin e Kasharit, i riu është ndaluar nga unifirmat blu në momentin që tentoi të kryente vjedhjen.

Gjatë ndërhyrjes së policisë 28-vjeçar ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Në rrjetet sociale u publikua edhe nje video nga momenti i konfliktit kur i riu tentoi te vidhte makinen.

Ndërkohë po ky i ri ka rezultuar se ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

Njoftimi i policise

Tentoi të vidhte me dhunë një automjet, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ta parandaluar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.

Ky rast është publikuar me video, në disa rrjete sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.