AKTUALITET

U nis me tragetin e linjës për në Shqipëri, ja kur pritet të mbërrijë në Vlorë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

15:06 - 14.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të mbërrijë në portin e Vlorës në orën 17:00.




Emri i kryeministres italiane është në listën e pasagjerëve të tragetit.

Giorgia Meloni u nis për në Shqipëri ditën e sotme (14 gusht) nga qyteti i Puglia.

Kryeministrja e Italisë është ftuar për të vizituar qytetin bregdetar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Takimi mes dy liderëve mësohet se është jo zyrtar, ndërsa nuk ka pasur deklaratë publike as nga kryeministri Rama dhe as nga homologia e tij Giorgia Meloni.

Nuk dihen ende detaje rreth takimit në qytetin e Vlorës dhe sa kohë do të qëndrojë kryeministrja Meloni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.