LAJMI I FUNDIT

Erzeni përmbys Vllazninë, por Balaj në fund i jep një pikë skuadrës së tij

18:22 - 01.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Java e dytë e Superligës nisi me ndeshjen Erzeni-Vllaznia, sfidë e luajtur në Rrogozhinë dhe e përfunduar në barazim 2-2. Shijakasit arritën të përmbysnin golin e Balajt, por ishte pikërisht kapiteni shkodran në limite i shmangu humbjen skuadrës së tij, duke i dhënë një pikë.




Sfida nisi më mirë për Vllazninë, që gjetën golin që në minutën e 7’ me Bekim Balajn pas një goditje dënimi në ekzekutuar në mënyrë perfekte nga kapiteni shkodran. Po me një gol fantastik u përgjigjën edhe shijakasit nga goditja e dënimit, me Redon Mihanan që ekzekutoi bukur dhe rivendosi baraspeshën.

Në minutën e 34’ ishte sërish Mihana i cili pengohet në zonë dhe proteston për një 11-metërsh, por gjyqtarja Rusta dhe më pas VAR-i lejojnë lojën të vazhdojë. Pjesa e parë përfundoi 1-1. Në të dytën, në minutën e 59’ ishte Zeka i cili me një supergol përmbysi shifrat në favor të shijakasve.

Por në fund, kur u mendua se Erzeni mori pikët e plota, një penallti me shumë polemika u shndërrua në gol nga Bekim Balaj, i cili vuri barazpeshën. Katër minuta më vonë ishte Gomes i cili shënoi golin e tretë për shkodranët, por VAR-i e anuloi për një pozicion të parregullt. Kështu Erzeni shkon në kuotën e dy pikëve, ndërsa Vllaznia në katër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.