Kronikë

FOTO/ Vrasja në Tiranë! Ja kush është 37-vjeçarja që u qëllua për vdekje nga motra e saj? Autorja: Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes

09:52 - 03.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një krim i rëndë ka tronditur kryeqytetin shqiptar, ku një 40-vjeçare ka vrarë me thikë motrën e saj ditën e djeshme. Fillimisht familja raportoi për një vdekje natyrale të 37-vjeçares Armanda Pushani, por më pas u zbulua se viktima kishte plagë të shkaktuara me mjet prerës.




Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se krimi dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje.

Kështu ka deklaruar dhe autorja Marsela Pushani e arrestuar nga policia menjëherë pas krimit.

Në dëshminë e zbardhur nga gazetari Çlemeta për “BalkanWeb” mësohet se ajo ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja i kishte kërcënuar se do t’i vriste.

 

 

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.