BLUETOOTH

Fotot nga paparzzi/ Jonida Maliqi e kuruar deri në detaje edhe kur bën “detyrat e shtëpisë”! Kush është mashkulli që e shoqëron

15:22 - 09.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kohët e fundit produksionet e saj muzikore kanë qenë disi më të rralla, ashtu sikurse edhe daljet e saj në publik. Megjithatë, në rrjetet sociale, ajo është gjithnjë prezente, duke na treguar anën e saj më të mirë.

 

 

Flasim pikërisht për Jonida Maliqin, që shpesh herë ka shërbyer edhe si ikonë mode. Të gjithë e dimë tashmë pasionin e saj për modën dhe të bukurën, duke mbajtur prej vitesh vendin si një prej artisteve të veshura më me stil. E në fakt edhe nëse na ndesh ta shohim në të përditshmen e saj, pamja është e njëjtë.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë këngëtaren gjatë angazhimeve të përditshme që ajo ka si kryefamiljare. Ashtu si duket edhe në foto, Jonida, bashkë me mikun e saj, sapo ka qenë duke dal nga ambientet e një pastrami kimik, teksa është ndeshur me paparacin tonë.

 

 

E veshur me një fustan të zi të gjerë, dhe si gjithnjë me aksesorë luksoz, artistja duket në një formë fizike perfekte. Duket se vera për të ka qenë e gjatë dhe me plot ditë edhe mund të dallohet, ka marrë goxha ngjyrë. Kur vjen puna për “look”-un e saj. Jonida gjithnjë tregohet shumë e kujdesshme, por pse jo edhe e pakursyer.

Sa i përket jetës private, gjithçka vijon të mbetet ende një mister sa i përket Jonidës. Prej më shumë sesa 2 vitesh, Jonida është shfaqur kudo vetëm. Në daljen e saj të fundit mediatike ajo ka folur për jetën e saj, por natyrisht duke mos zbuluar asgjë të re.

“Mendoj që askush nga ne nuk mund të jetë i lumtur për një kohë të gjatë. Po kam pasur momente të lumtura por edhe të trishta, e rëndësishme është t’i nisësh gjërat me pozitivitet. Duhet të kesh forcën për ti përballuar gjërat kur përjeton disfata. E rëndësishme është që të jesh diskret me jetën personale, më herët gjithçka që kam dashur kam shprehur dhe nuk e kam vrarë mendjen, por tani që jam nënë mendoj të jem më shumë private. Jeta nuk është vetëm Instagram, por e rëndësishme është që unë jam në paqe me veten. Nëse varesh nga një qenie tjetër je e groposur… Mendoj se mund të dashurosh disa herë në jetë, po r më bukur kur je e pjekur. Vlerësoj shumë meshkujt që respektojnë femrën”, u shpreh Jonida këtë verë.

Por teksa në jetën e saj private vijojmë ta shikojmë vetëm, miqtë nuk i mungojn ë asnjë ditë. Madje as në ditë si këto, ku veshjet nga Pastrimi Kimik i marrin së bashku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.