BLUETOOTH

Pas “trinomit” të dashurisë me Donaldin e Borën dhe përplasjeve me Dafina Zeqirin, Beatrix Ramosaj lë pas sherret, largohet nga Shqipëria! Ja ku po qëndron këngëtarja

13:16 - 09.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që pas futjes së saj në “Big Brother”, jeta e Beatrix ndryshoi totalisht. Ishte lidhja e pak më vonë ndarja me Donaldin, që e vuri këngëtaren në qendër të mediave, por jo vetëm. Megjithatë, nëse ka diçka të mirë që pasoi e gjithë zhurma, ishte pikërisht karriera e saj.




Fill pas eksperiencës në “Big Brother” dhe zhgënjimit në dashuri, ajo iu rikthye muzikës. Menjëherë ajo publikoi disa këngë, që për fansat u shndërruar menjëherë në të preferuara. Megjithatë, pas disa angazhimeve, ajo u shkëput sërish. Përgjatë gjithë kësaj kohe, Beatrix ka zgjedhur të jetë e distancuar si nga daljet publike, ashtu edhe nga rrjetet sociale.

beatrix ramosaj1

Megjithatë, këngëtarja ka vendosur të ndryshojë pak klimë. Prej gati 1 muaji, ajo është larguar drejt SHBA-së. Postimet e saj në rrjetet sociale tregojnë se ajo gjendet në New York, ku edhe nuk i ka kursyer pozat ku shfaqet në formë. Nuk e dimë nëse ky largim i saji është përfundimtar, apo ajo ka zgjedhur të shkëputet pak nga vendi ynë, për të shijuar disa pushime të gjata.

beatrix ramosaj45

Ajo që me siguri dimë, është fakti se Trixa po kalon një kohë shumë të mirë në kontinentin tjetër, ku edhe postimet në rrjetet sociale kanë qenë më të shpeshta. Ndryshe nga artistët e tjerë shqiptarë që në SHBA shkojnë për të interpretuar për shqiptarët atje, Beatrix ka zgjedhur që edhe në New York, mos të zgjedhe të interpretojë në koncerte të ndryshme.

beatrix ramosaj

Ajo ka zgjedhur as mos të ndajë për ndjekësit e saj se kush e shoqëron në këto ditë të gjata pushimesh. Duket se ky udhëtim nuk ka një datë kthimi për të, duke e larguar edhe më tej nga muzika. Planet për t’u rikthyer edhe njëherë në skenë, janë zgjatur edhe më shumë për të, pikërisht nga ky udhëtim.

dafina zeqiri1

Por teksa gjendet shumë larg shtypit rozë, duket se lajmet e kanë ndjekur dhe në SHBA. Emri i saj u përmend sërish në media, pasi këngëtarja Dafina Zeqiri e bëri pjesë të thashethemeve, pasi e largoi nga Instagrami. Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka hequr papritur nga lista e ndjekësve Beatrix Ramosajn me të cilën më parë ato kanë pasur një raport të mirë miqësor.

dafina zeqiri

E përveç kësaj, artistja ka fshirë nga kanali i “YouTube” dhe këngën e saj “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek i cili së fundmi lajmëroi fansat se nuk do të ishte më pjesë e ekipit të Dafinës. Ky veprim i artistes duket se i ka rënë në sy Beatrix, e cila ka sqaruar nëpërmjet një deklarate në “InstaStory” se me Dafinën nuk ka pasur asnjë tension dhe se nga ana e saj ka vetëm respekt dhe dashuri.

beatrix ramosaj1

Ndër të tjera në postim, Trixa shprehet se nuk ka bërë unfollow askënd, duke lënë të kuptohet se as ajo vetë nuk e ka kuptuar arsyen e këtij veprimi të Dafinës.

“Nuk kam bërë unfolloë askënd. Më hoqën nga lista e ndjekësve. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë por vetëm dashuri dhe respekt nga ana ime. Dhe nuk ka pasur asnjëherë tension apo për të cilat jam e vetëdijshme. Por ti bëj si të duash, ik tani motër”, u shpreh ajo.

beatrix ramosaj3

Megjithatë ky nuk ka qenë “konflikti” i vetëm për të këto muajt e fundit. Të gjithë e kujtojmë përplasjen virtuale që ajo pati me Luizin pak muaj më parë. Këngëtari i njohur ironizoi duke përmendur disa emra që kanë qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother.

“Femrën ideale, a e di si e doja; e doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, u shpreh Ejlli.

donaldi-beatrix-e1638263777805-780x439

Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë ishbanorja Beatrix Ramosaj, e cila ia ktheu në të njëjtën mënyrë.

“Faleminderit Luiz e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Dhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ty”, tha Ramosaj. Por, të gjitha këto sherre virtuale tashmë kanë mbetur pas. Kjo sepse tashmë vetë artistja ka vendosur të shkëputet nga e gjitha zhurma mediatike që e ka shoqëruar për gati 2 vite.

-1200-630-beatrix-ramosajbeatrix ramosaj3beatrix ramosaj2beatrix ramosaj1beatrix ramosajbeatrix ramosaj5beatrix ramosaj6beatrix ramosaj7beatrix ramosaj8beatrix ramosajbeatrix ramosaj3beatrix ramosaj2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.