BLUETOOTH

“Nuk kam komunikim, ai duhet të…”-Nga fama raporti i tij me Luiz Ejllin deri tek familja, Armaldo Kllogjeri i rrëfen të gjitha: Ndihem me fat që e kam në krahë, më ka bekuar zoti…  

07:17 - 10.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artist i mirënjohur Armaldo Kllogjeri ka përcjellë emocione të forta teksa i përlotur shikonte surprizën që bashkëshortja e tij kishte përgatitur për të.




I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, gjatë një sër rrëfimesh për karrierën, eksperiencën në “Big Brother” ai u ndal edhe tek familja e tij.

Ai tregoi raportet e veçanta me vajzën e tij të madhe dhe disa copëza nga përditshmëria e tij në rolin e prindit.

Aida Kllogjeri, gruaja e Maestros për herë të parë ka bërë publike edhe imazhet e vajzës së tyre të vogël të cilën e mbante në gjoksin e saj teksa shprehte fjalë zemre për bashkëshortin e saj.

Ndihem keq që nuk isha mbështetësja e tij më e madhe kur vendosi që të merrte pjesë në “Big Brother”.

Por ka  bërë një lojë shumë të bukur pavarësisht se ishte në një  situatë jo shumë të mirë nga statusi, mosha, dhe karriera. Të  falënderoj që më ke treguar se çfarë është guximi, të dua shumë!”-shprehet ndër të tjera bashkëshortja e Maestros.

I emocionuar Maestro nuk ka nguruar që të hap zemrën e të flasë për gruan e tij për të cilën ndihet me fat që e ka në krah.

Jam me fat dhe zoti më ka bekuar me një bashkëshorte si Aida, një vajzë shumë e edukuar nga një familje shumë e mirë e shkolluar. Jeton me durim, më ka falur dy vajza të mrekullueshme më ka dhënë mbështetje pra me pak fjalë është gruaja që ja vlen ta kesh përkrah.

Por artisti nuk i ka shpëtuar as pyetjeve që lidhen me miqësinë e tij me Luiz Ejllin.

I pyetur se si janë marrëdhëniet mes tij dhe këngëtarit nga Shkodra, ai përpiqet disa herë ti shmanget pyetjes.

Në fund të intervistës ai pranon se nuk ka asnjë kontakt me Luizin dhe as me Kiarën.

Ai duhet të ndërtojë marrëdhënie, çka do të thotë që me Luizin nuk kam marrëdhënie të mira”- shprehte Armaldo Kllogjeri.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.