AKTUALITET

Një person i vdekur me COVID-19 në Kosovë!

20:10 - 18.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me koronavirus në dy javët e fundit në Kosovë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, mosha mesatare e të infektuarve është 52 vjeç.




Në një komunikatë për media, Ministria ka thënë se numri më i madh i të infektuarve në periudhën 30 gusht – 12 shtator është regjistruar në Prishtinë, 25 raste, Pejë, tetë raste, Gjakovë, shtatë raste.

Ministria ka thënë se Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK) është duke e monitoruar vazhdimisht situatën epidemiologjike, e cila vlerësohet të jetë e qetë.

Është bërë e ditur se IKSHPK-ja i ka identifikuar disa lloje të varianteve të koronavirusit në Kosovë, pas analizave të tjera në Departamentin e Mikrobiologjisë.

Kundër këtij virusi – që e shkakton sëmundjen COVID-19 – autoritetet në Kosovë e kanë miratuar dhënien e dy vaksinave të prodhuara nga Pfizer dhe Astra-Zeneca.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.