Kosova

Pamje tronditëse/ 3-vjeçari qëllohet pa mëshirë në kopësht, edukatoret e marrin dhe e futin brenda dhomës pa kamera dhe e dhunojnë

10:53 - 19.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe shtetërore në Fushë-Kosovë ku një fëmijë 3-vjeç është dhunuar nga edukatoret e këtij institucioni.




Në pamjet e publikuara nga daja i fëmijës, Fatos Geci, shihet momenti kur njëra nga edukatoret i godet me derën dhe më pas e tërheq zvarrë nëpër çerdhe.

Sipas tij, 3-vjeçari është futur brenda një dhome pa kamera ku është dhunuar brutalisht nga pastruesja dhe kuzhinierja e institucionit.

lisi dhune cerdhe1

Pasi e nxjerrin nga dhoma, shihet një tjetër edukatore e cila shkon sërish dhe e tërheq zvarrë.

Gjithashtu në video ai ka treguar edhe shenjat e dhunës në trupin e të miturit.

lisi dhune cerdhe

“Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi yne”, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet ne derë pastaj terhiqet zvarre, me pas e dergojne perseri ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin pa meshire te 2 “mesueset” e kesaj qerdhje bashkë me pastruesen apo kuzhinjeren!

Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. DHUNUESET e tilla NUK e kane vendin ne arsim.”, shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.