AKTUALITET

Çështja “Gërdeci”/ SPAK kërkon marrjen në pyetje të 52 personave si dëshmitarë, mes tyre Shkëlzen Berisha e Aldo Bumçi

11:18 - 22.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar marrjen në pyetje të 52 personave si dëshmitarë për çështjen “Gërdeci”, ku mes tyre renditen Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi.




SPAK ka pranuar kështu kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, i cili më 8 Shtator kërkoi pranë Gykatës së Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar që në pyetje të merren 90 dëshmitarë për llogari të procesit ndaj tij

 Megjithatë si duket SPAK ka vendosur që nga 90 siç u propozua në kërkesën e Mediut, të kërkojë vetëm 52 prej tyre.

Çështja “Gërdeci”/ Nga zyrtarë të lartë të DASH, tek gjeneralë të NATO-s, zbardhet kërkesa e Mediut për GJKKO: Të merren në pyetje 90 dëshmitarë

Si dëshmitarë mësohet se janë kërkuar edhe të gjithë të pandehurit e procesit të parë të kësaj dosjeje. Ndërkohë, mes personave të thirrur si dëshmitarë në këtë proces, janë edhe familjarë të viktimave të ‘Gërdecit’ si dhe përfaqësues të kompanisë SAC; Patric Corneilous Henry, David Clark Hoëell, Sidney Tison Mac Intyre, William Merrit Hart, Sodney Spencer Taylor, si edhe Ylli Pinari, ​ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore “MEICO”, raporton News 24.

Kujtojmë se, nuk do të ketë gjykim të shkurtuar, por gjykim të zakonshëm në procesin penal ndaj Fatmir Mediut, emri i të cilit u rikthye nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë.

Me heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, ish ministri i mbrojtjes kërkon nga gjykata e posaçme të thërrasë si dëshmitarë 90 persona, mes tyre politikanë, gjeneralë amerikanë dhe të NATO-s, tetë ish-ministra jo vetëm të kabinetit Berisha, por edhe të kabinetit Rama.

Mediu kërkon të dëgjohet ish-sekretari i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Gordon England, i cili bashkë me gjeneralë të tjerë të Pentagonit duhet të rrëfejë rëndësinë e procesit të demontimit

Në listën dorëzuar Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ish-funksionarë të lartë, si ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA dhe gjeneralë të NATO-s. Këta zyrtarë të lartë kanë qenë në pozicione kyçe kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit.

Mediu, në tentativa për të provuar pafajësinë e tij, parashtroi përmes mbrojtjes, kërkesën e tij. Por përveç emrave të zyrtarëve të huaj, Mediu ka kërkuar që të dëshmojmë edhe ish-ministrave shqiptarë, mes tyre Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Besnik Mustafajit, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Besnik Bare, si gjeneralë dhe ekspertë të Forcave të Armatosura apo dhe ish-drejtorin e SHIK. Pas kërkesës së parashtruar nga mbrojtja e Mediut, pati debate të forta.

Prokurori i çështjes pohoi se ishte e pamundur që të silleshin në seancë këta ishzyrtarë të huaj. Në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm z.Mediu. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Fatmir Mediut që procesi gjyqësor ndaj tij të mos bëhet me gjykim të shkurtuar. Ish-ministri i Mbrojtjes do të ketë gjykim të zakonshëm ne lidhje me dosjen “Gerdeci”.

Në datën 22 shtator do të jetë Prokuroria e Posaçme ajo që do të paraqesë provat, që provojnë sipas saj ekzistencën e dy akuzave, shpërdorimin e detyrës sipas Kodit Penal dhe atij Ushtarak. Në seancë pati përplasje mes palës mbrojtëse të Zamira Durdës, e cila ka humbur djalin në këtë tragjedi si dhe avokatëve të Fatmir Mediut.

Shkak është bërë kërkesa për gjykim të zakonshëm, në një moment kur në hetimet paraprake, nga i pandehuri Fatmir Mediu ishte kërkuar gjykim i shkurtuar. Edhe prokurorët, Klodian Braho dhe Arben Kraja, mbajtën të njëjtin qëndrim, duke u shprehur se afatet për këtë kërkesë janë tejkaluar. Çështja “Gërdeci” u risoll nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë.

Mbi ish- ministri e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, rëndojnë akuzat “shpërdorim detyre” dhe “për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak” për tragjedinë e Gërdecit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.