Kronikë

Vrasja e 33-vjeçarit pas sherrit për parkimin e makinës, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar

12:28 - 22.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka arrestuar vëllain e autorit të dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit, Valter Fjerza pas sherrit për parkimin e makinës.




Në pranga ka rënë Paolo Mhilli, i vëllai i 24-vjeçarit Klodian Mihlli.

Sipas uniformave blu, vëllai i viktimës Kolë Fjerza është konflikuar me 5 persona jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri.

Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet 33-vjeçari Valter Fjerza dhe sapo 24-vjeçari Klodian Mihlli e ka parë, dyshohet se ka qëlluar disa herë me kallashnikov.

Policia ka shpallur në kërkim Klodian Mihllin, autori i dyshuar i ngjarjes, dhe 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt me vëllain e viktimës, konkretisht shtetasit me iniciale A. M., 23 vjeç, P. M., 22 vjeç dhe L. M., 20 vjeç, të gjithë banues në fshatin Hot i Ri, si dhe shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”.

Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte 24-vjeçari Klodian Mihlli dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

Blutë vijojnë kërkimet intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për gjetjen e armës me të cilën është kryer vrasja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.