Kronikë

Kërcënuan 63-vjeçarin dhe i kërkonin para: “Do të publikojmë videot ose na jep 3500 euro”, arrestohen dy të rinjtë

10:57 - 23.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë arrestuar nga Policia pranga dy të rinj që kërcënonin një 63-vjeçar se nëse nuk i jepte 3500 euro do i publikonin disa video që dispononin.




Në pranga u vendosën 23 vjeçari me iniciale F. F., dhe 24 vjeçrja me iniciale A. H., të dy banuesit në Tiranë. Ata akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin”, informon policia.

Njoftimi i policisë:

Kanosën një shtetas, që t’iu jepte 3500 euro, për mospublikimin e disa videove, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë, pas kallëzimit të marrë nga një 63-vjeçar, se dy shtetas e kanosnin vazhdimisht dhe i kërkonin para, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit F. F., 23 vjeç, dhe A. H., 24 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.