Kronikë

Goditja e 7 grupeve kriminale, gazetari: Ja pse ka dyshime që operacioni i SPAK u dekonspirua. Fuqia ekonomike e bandave buron nga…

19:16 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Igli Çelmeta ka komentuar operacionin e fundit të SPAK, tha se ai është iniciuar nga partnerët francezë, belgë e holandezë pas dekodimit të aplikacioneve SKY ECC.




Lidhur me dyshimet e operacioni i SPAK u dekonspirua, Çelmeta, në studion e emisionit ‘kjo Javë’ është shprehur se, lindën për shkak se të paktën dy funksionarët e policisë që ishin në listën e personave që duhej të arrestoheshin, nuk janë paraqitur në punë.

“Dekonspirimi i operacionit duket nga numri i personave që janë arrestuar, janë vetëm 8 persona, ndërkohë që nuk janë arrestuar personazhet kyçe”, tha Çelmeta.

Gjithashtu gazetari tha se gjatë operacionit, kur është shkuar në banesën e një prej personave që ishte në listë, oficerit të policisë që shoqëronte grupin që do të kryente arrestimin iu tha nga familjarët e atij që duhej të arrestohej “ç’kërkon këtu ti, ti ishte para ca ditësh dhe more lekët…”.

Ai tha se bandat kanë një fuqi të madhe ekonomike, që sigurohej nga lojrat e fatit, por kemi edhe banda kriminale që siguronin të ardhura vetëm për shkak të vrasjeve, pra kemi vrasës me pagesë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.