


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një efektiv policie në Portin e Durrësit, i cili akuzohet se lejoi daljen jashtë vendit të një personi të shpallur në kërkim.
Sipas AMP, polici u ndalua pasi dyshohet se me 17 shtator ka lejuar daljen jashtë shtetit nga pika kuftare të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.
23 vjeçari me iniciale G.L., ishte me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.
Njoftimi:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.
Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.
Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.