AKTUALITET

U ekzekutua në Sukth, ky është viktima Fatjon Dervishi, dyshimet dhe pistat që po heton policia

16:31 - 27.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është publikuar fotoja e 38-vjeçarit Fatjon Dervishi, i ekzekutuar me breshëri plumbash në makinën e tij mesnatën e të martës(26 Shtator), ndërsa kthehej në banesë.




Viktima ishte në automjet bashkë me shokun e tij, pasi më parë kishin qenë në një lokal e po ktheheshin së bashku në banesë.

Sipas dëshmive, 38-vjeçari i cili edhe drejtonte mjetin, ka ulur shpejtësinë për shkak të rrugës së dëmtuar dhe në atë moment, atentatorët duke përfituar nga kjo situatë e kanë qëlluar me breshëri plumbash, në afërsi një ure në shinat e trenit në Katund të Sukthit.

Dyshimet janë se atentatorët e kanë ruajtur shënjestrën e tyre dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij, teksa ai kishte ngadalësuar shpejtësinë.

Theksojmë se vetëm pak metra larg vendit të krimit, Dervishi kishte dhe banesën e tij.

Ndërkohë, deri më tani, Policia njofton se ka shoqëruar deri më tani 7 persona, për tu pyetur në lidhje me rrethanat, ndër to edhe shtetasi që udhëtonte në të njëjtin automjet me viktimën.

Sipas efektivëve, për zhvillimin e hetimeve, janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi që kishte ndjekur shtetasi Fatjon Dervishi, si dhe janë ushtruar kontrolle banesash, e janë këqyrur celularë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.