BLUETOOTH

Vesa Luma rikthehet në Shqipëri, këngëtarja vjen projekte të reja muzikore: Dua ta ndjej më afër publikun…

12:06 - 27.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Vesa Luma është rikthyer në Shqipëri. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin e tyre, Lian u shpërngulën prej disa vitesh në Zelandën e Re, duke lënë çdo gjë mbrapa.




Lidhur me këtë rikthim të saj, Vesa ka zbuluar planet dhe projektet e saj muzikore në programin “Live From Tirana”.

Artistja paralajmëroi fansat e saj se së shpejti do të publikojë albumin e saj të ri, që do të jetë një miksim baladash e kënhësh ritmike.

 

 

“Jam në fazë përmbyllëse të EP-s sime. Kam qejf ta ndjej më afër dhe publikun. Jam në punë e sipër. Në shatator ka filluar puna intensive. Do jem po ajo Vesa. Ka dhe balada, por ka dhe këngë shumë ritmike”– u shpreh ajo.

“Nuk e kam pasur luksin të provoj diçka tjetër më të madhe. Për rikthim do jem po ajo Vesa, por në vazhdim të shohim. Dua të eksperimentoj, por do ia lëmë kohën. Do të ketë bashkëpunim me Gerin dhe do të vijë në një moment të bukur”- shtoi artistja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.