Kryesore

Sulmi terrorist pranë Parlamentit të Turqisë, mediat e huaja: U qëllua me armë anti-tank! Dalin pamjet (VIDEO)

13:31 - 01.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje kanë dalë pas sulmit terrorist të ndodhur në Turqi mëngjesin e sotëm pranë Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit të Turqisë.




Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se furgoni i dy terroristëve u ndal jashtë Ministrisë së Brendshme të Turqisë, në Ankara pak sekonda para shpërthimit.

 Më pas, njëri nga dy sulmuesit shihet duke ecur me shpejtësi drejt portës së ministrisë, ndërsa i dyti shkon në pjesën e pasme të automjetit dhe qëllon me raketa me një armë antitank të tipit LAV.

Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya njoftoi se policët Alim Reis Demirel dhe Erkan Karataş, të cilët u plagosën në sulmin terrorist në Ankara, nuk janë në rrezik për jetën. Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri tha se po vazhdon trajtimi i policëve tanë heroikë që u plagosën në tentativën për sulm terrorist para portës së hyrjes së Ministrisë së Brendshme.

“Fatmirësisht jeta e tyre nuk është në rrezik. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta jonë kundër terrorizmit, bashkëpunëtorëve të tyre, tregtarëve të drogës, bandave dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë me vendosmëri”, tha ministri.

Kujtojmë se nga sulmi terrorist mbetën të vdekur dy organizatorët kamikaze të sulmit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.