BLUETOOTH

FOTO/ “Ishte i fiksuar pas bixhozit”- Getinjo reagon ashpër pas deklaratës së Vivien: Luaj por nuk kam pasur probleme! E gjitha bëhet për vëmendje

09:08 - 09.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur Getinjo ka reaguar së fundmi rreth deklaratës së ish të dashursës së tij Vivien Thano, e cila teksa ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, ajo tha se arsyeja e ndarjes së tyre ishte fiksimi i këtij të fundit pas bixhozit.




 

 

“Nuk jemi bashkë! Geti për momentin është jashtë dhe u bë gati tre javë që është jashtë, kemi folur. Nuk e mohoj që nuk jemi folur.  Këto raporte nuk kthehen kurrë në shoqëri, edhe nëse kthehen nuk ka pasur ndonjëherë ndjenjë. Ky raport është i tillë, që unë jam ndarë më Getin jo për shkak të ndonjë sherri apo tradhtie. Një arsye ishte një fiksim i atij e një gjë të jetës që unë e dënoj shumë, që janë lojërat e fatit. Që shkatërron çdo familje, çdo lidhje. Më vjen shumë keq (përlotet)”, u shpreh Vivien.

Teksa postoi një foto të tij në InstaStory, artisti është tha se ish-partnerja e tij të gjithë këtë po e bën për vëmendje.

Po unë jam bixhozçi. Nuk krenohem me këtë gjë, por familja dhe miqtë rreth meje nuk kanë pasur kurrë probleme as nuk kanë vuajtur për shkakun tim. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Vazhdoni jetën përpara!”– tha Getinjo.

 

 

Kujtojmë që dyshja u njohën dhe u lidhën me njëri-tjetrin në “BBVK” dhe këtë romancë e vazhduan edhe pas daljes nga ky reality show, ndërsa marrëdhënia e tyre nuk ishte e qëndrueshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.