LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Jo vetëm me Shqipërinë, Xhani De Biazi shkruan historinë në kualifikueset e Europianit me Azerbajxhanin

20:55 - 13.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Azerbajxhani i drejtuar nga Xhani De Biazi, nuk ka realisht shanse të kualifikohet në EURO 2024 nëpërmjet grupit kualifikues. Por gjithsesi, ish-trajneri i Shqipërisë ka marrë sot një kënaqësi të vogël teksa ka siguruar fitoren e parë në grup.




Ekipi azer ka mundur në transfertë më shifrat 2-0 Estoninë, me të cilën kishte barazuar në sfidën ë parë në shtëpi duke vënë në diskutim vazhdimësinë e teknikut italian në pankinë. Golat e Bajramov dhe Shejdejev në pjesën e parë siguruan tre pikë të rëndësishme për moralin, pasi i largojnë nga fundi i grupit, teksa regjistruan edhe një të dhënë historike.

Kjo ishte fitorja e parë në kualifikueset e Europianit që nga viti 2015 për Azerbajxhanin, por mbi të gjitha, ishte fitorja e parë në transfertë në historinë e kësaj skuadre në këtë aktivitet. Një tjetër arritje për De Bazin i cili ka pranuar se me ekipin aktual, nuk kishte në dispozicion futbollistë të shumtë që mund të bënin diferencën.

GOLI I BAJRAMOV (VIDEO)

GOLI I SHEJDAJEV (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.